Flash News

KRYESORE

Juristi Sokol Hazizaj për Politiko: Zgjedhjet e reja, opsioni i vetëm për Shkodrën

Juristi Sokol Hazizaj për Politiko: Zgjedhjet e reja, opsioni i vetëm

Tërheqja e socialistit Valdrin Pjetrit ka hapur diskutime të reja për Bashkinë e Shkodrës. Juristi i njohur, Sokol Hazizaj, duke u mbështetur në ligjin 139/2015, neni 60 dhe 61 për Qeverisjen Vendore, sqaron se e vetmja zgjidhje për Bashkinë e Shkodrës, janë mbajtja zgjedhjet e reja.

“Duke mos qenë as para përfundimit para kohe te mandatit, dhe as përpara ekzistencës se një kryetari te mandatuar, zgjedhja e re për kryetar te Bashkise Shkoder është alternativa e vetme, që ngelet për shkak te parashikimeve te kushtetutës, kodit zgjedhor dhe ligjit te sipërcituar”, sqaron Hazizaj në një prononcim për Politiko.

Valdrin Pjetri, dalë nga procesi i 30 qershorit dha dorëheqjen pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qene i dënuar me 18 muaj burg në shtetin italian për shpërndarje droge. Socialisti nuk i ka mohuar akuzat, duke e cilësuar arrestimin dhe dënimin si “ngjarje banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudentë”.

Të fundit