Flash News

KRYESORE

Juventusi blindon mbrojtësin, senatori mbyll karrierën në Torino

Juventusi blindon mbrojtësin, senatori mbyll karrierën në Torino

Juventusi tregon gjithmonë respekt për senatorët e skuadrës dhe kjo u pa dhe gjatë ditës së sotme. Klubi italian ka rinovuar me mbrojtësin Leonardo Bonuçi.

Lideri i mbrojtjes ka rinovuar dhe për një vit. Kontrata e tij e mëparshme skadonte në vitin 2023, por tani do të jetë me kampionët e Italisë deri në vitin 2024.

Bonucci nuk ka patur gjithmonë marrëdhënie të mira me Juven, pasi u largua te Milani në sezonin 2017-18. Ai e kuptoi shpejt gabimin dhe u rikthye në familjen bardhezi. Ai bëhet futbollisti i tretë që rinovon pas firmave të Szczesny dhe Cuadrado.

Të fundit