Flash News

KRYESORE

“Kafja më virale” për momentin, si të bëni edhe ju një ‘dalgona’ në shtëpi

Kafeja “dalgona” – që e merr emrin nga një karamele me kafe në Korenë e Jugut – është bërë një nga manitë kryesore të karantinës. Postime të shumta sidomos në TikTok dhe Tëitter bëhen me kafen “dalgona” dhe për ta bërë është relativisht e thjeshtë.

Mjafton të keni kafe, sheqer, ujë dhe qumësht. Nëse keni dhe një mikser, është ideale për ta nxjerrë ashtu siç duhet këtë kafe. Në një enë, hidhni dy lugë kafe (varet sa të fortë keni dëshirë), sheqer sipas dëshirës, pak ujë të valuar (dy lugë) dhe përzieni – nëse keni mikser elektrik e përfundoni më shpejt procesin-  deri sa të bëhet masa kremoze.

Në një gotë të mbushur me qumësht vendosni kremin që keni bërë dhe kjo është e famshmja kafe  “Dalgona”.

Të fundit