Flash News

KRYESORE

Kapet në portin e Durrësit 38 kg heroinë, ishte fshehur poshtë sediljeve të një kamioni

Kapen në Portin e Durrësit një sasi prej 38 kg lëndë narkotike e llojit heroin, pasi ishte fshur në një kamion që kishte si destinacion Italinë.

Pas sekuestrimit të drogës, shoferi i kamionit 49-vjeçari Dh. Z. banues në Babrru, Tiranë.

“Sekuestrohen 68 pako me lëndë narkotike heroinë.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

Si rezultat  u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që  e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim" , sqaron policia.

Të fundit