
Flash News
Situata me Covid-19/ Pesë viktima dhe 581 raste të reja, Tirana mbetet vatra e nxehtë
Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU, i njohur si besniku i Angela Merkel
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
KE marrëveshje me gjigandin farmaceutik francez për blerjen e 300 milionë vaksinave anti-Covid

Komisioni Evropian ka përfunduar me sukses këtë të premte bisedimet me gjigantin farmaceutik francez Sanofi, për të blerjen e një vaksine të mundshme kundër COVID-19. Kontrata e parashikuar me Sanofi-GSK , do t’ju jepte një mundësinë të gjitha Shtetet Anëtare të BE të blerë vaksinën.
Pasi të jetë vërtetuar që vaksina është e sigurt dhe e saktë kundër COVID-19, komisionit do t’i duhet të bëjë gati një strukturë kontraktuale për blerjen e 300 milionë dozave, për të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Ndërkohë, Komisioni po vazhdon diskutime intensive edhe me prodhues të tjerë të vaksinave.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, u shpreh se Komisioni është gati të bëjë çdo gjë që është e mundur që europianët të kenë akses të shpejtë ndaj një vaksine të sigurt e cila do ti mbronte ata nga COVID-19.
"Komisioni Evropian bën gjithçka në fuqinë e tij për të siguruar që Evropianët të kenë qasje të shpejtë në një vaksinë të sigurt dhe që i mbron ata nga koronavirusi. Hapi i sotëm me Sanofi-GSK është gur themeli i parë i rëndësishëm i një “Strategjie Evropiane për Vaksinat”, e cila është shumë më e gjerë se kaq. Zhvillime të tjera do të pasojnë së shpejti.
Ne jemi në faza të avancuara diskutimi me disa kompani të tjera. Edhe pse nuk dihet ende se cila vaksinë do të jetë më e përshtatshmja, Evropa po investon në një portofol të larmishëm të vaksinave premtuese, të bazuara në lloje të ndryshme të teknologjive. Kjo rrit shanset tona për të marrë me shpejtësi një ilaç efektiv kundër virusit. Një vaksinë do të ishte një e mirë globale. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë qasjen e sigurt edhe për vendet më të rrezikuara, që të gjejnë një rrugëzgjidhje për daljen e tyre nga kriza”, tha von der Leyen.
Ndërkaq, për Komisioneren e Shëndetësisë dhe Sigurinë Ushqimore, Stela Kiriakides, strategjia më e sigurt për të dalë nga kriza është zotërimi i një vaksine të sigurt dhe të saktë ndaj koronavirusit.
“Një vaksinë e sigurt dhe efektive COVID-19 është strategjia më e sigurt e daljes nga kriza. Për këtë arsye, kemi negociuar që BE të ketë një qasje të bashkuar, për të siguruar dozat nga kandidatëve e mundshëm për vaksinat. Bisedimet e sotme me Sanofi-n janë hapi i parë i rëndësishëm në këtë drejtim, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet vaksina në mënyrë të barabartë”, tha Kiriakides.
Bisedimet eksploruese të përfunduara sot kanë për qëllim që të konkludojnë në një “Marrëveshje të Blerjes në Advans” të vaksinës, blerje kjo e cila do të financohet me Instrumentin e Ndihmës së Urgjencës, i cili ka fonde të dedikuara për krijimin e një portofoli të vaksinave të mundshme me profile të ndryshme dhe të prodhuara nga kompani të ndryshme.
Kjo sepse, BE synon që vaksina të jetë e disponueshme për çdo person pa përjashtim, në çdo vend të botës, pasi- sipas tyre- askush nuk mund të jetë i mbrojtur nëse nuk janë të gjithë të mbrojtur. Për këtë arsye blloku, nëpërmjet një nisme ndërkombëtare për akses universal të testeve të quajtur “Përgjigjes Botërore ndaj Koronavirusit”, blloku ka mbledhur rreth 16 miliardë euro, që nga 4 maji i vitit 2020.
Ditari politik









Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Partitë politike publikojnë emrat, kush i kryeson listat
16 Janar 2021, 21:53



“Sunny hill”, Dua Lipa flet për tatuazhin e parë: Më kujton shtëpinë
16 Janar 2021, 20:28

Covid-19 në Shqipëri, VOA: Rastet në rritje, nuk ndryshojnë kufizimet
16 Janar 2021, 19:42




Studim: Mutacionet e virusit i kanë bërë fëmijët përhapës masivë të Covid-19
16 Janar 2021, 18:06

Vaksinimi/ "Sulm i turpshëm", Basha: Nuk është faji i BE-së që Rama ka dështuar
16 Janar 2021, 17:33


Turqia kërkon grup pune të përbashkët me SHBA-në për sistemin rus S-400
16 Janar 2021, 16:29
Strehoi në banesë klandestinët, arrestohet 31-vjeçari
16 Janar 2021, 16:01
Banorët e tre fshatrave ngrihen në protestë, bllokojnë rrugën e Kombit
16 Janar 2021, 15:42
Covid-19 në Kosovë, gjashtë viktima dhe 363 raste në 24 orët e fundit
16 Janar 2021, 15:21


