Flash News

KRYESORE

“Ke punuar me Halim Kosovën, kundër Veliajt”, shkarkohet drejtoresha te Tatimet pas 4 ditësh në punë

“Ke punuar me Halim Kosovën, kundër Veliajt”, shkarkohet

Vetëm katër ditë ka zgjatur “aventura” e Silvana Lamaj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor. Ajo raportohet se është shkarkuar papritur nga detyra.

Sipas televizionit ‘Fax News’, shkak për këtë vendim është bërë fakti se Lamaj ishte angazhuar për Halim Kosovën, kandidat i PD-së, në zgjedhjet lokale të 2015-ës. Kosova konkurronte në atë periudhë kundër Erion Veliajt, i cili kërkon aktualisht një mandat të dytë në Tiranë.

Angazhimi për një figurë të vlerësuar si Halim Kosova po i kushton karrierën Silvana Lamajt, në një kohë kur qeveris Partia Socialiste.

Të fundit