
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
KE: Vala e HEC-eve të reja, politikë e gabuar, po dëmton rëndë turizmin dhe bujqësinë

Vala e lejeve për të ndërtuar HEC-e të vogla me koncesion po e dëmton zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, sidomos sektorët e turizmit dhe bujqësisë. Në një analizë të posaçme për programin e reformave ekonomike në Shqipëri 2019, Komisioni Europian vlerësoi se qeveria e Shqipërisë po i ndërton këto HEC-e duke shpërfillur rreziqet që ata krijojnë në mjedis.
“Qeveria planifikon të rrisë gjenerimin e energjisë nëpërmjet ndërtimit të hidrocentraleve të reja. Këto objekte po shkaktojnë shqetësime serioze në ndikimin në mjedis dhe kanë efekte negative të mëdha mbi komunitetet lokale dhe për turizmin” thuhet në dokumentin që Komisioni Europian lëshoi së fundi për reformat ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Duke marrë në konsideratë rritjen e pritshme të turizmit dhe intensifikimin e sektorit bujqësor, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, burimet ujore të Shqipërisë do të vihen nën presion nga HEC-et. Prandaj, sipas Komisionit është e nevojshme që Shqipëria të zgjerojë qasjen e saj strategjike duke e diversifikuar prodhimin e energjisë elektrike, duke rritur investimet në prodhimin e energjisë diellore dhe të erës, si dhe të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të menaxhimit të ujit.
Një studim në terren vitin e kaluar i 20 ekspertëve të atashuar nga PNUD (Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara) ka vërejtur një situatë alarmante në të gjithë procesin që shoqëron ndërtimin e HEC-eve që nga momenti i dhënies së lejeve, planifikimit dhe ndërtimit.
Dëmet më të mëdha janë bërë në zonat e mbrojtura, pasi aty dendësia e lumenjve dhe ujërave është e madhe. Në zonat e mbrojtura aktualisht kanë përfunduar punimet dhe janë në operim 26 HEC-e, 16 të tjera janë në proces ndërtimi dhe 105 të tjera kanë marrë lejen.
Inspektimi në HEC-et e përfunduara, i pari i këtij lloji nga një ekspertizë e pavarur ka gjetur se pjesa e dërrmuese e objekteve janë ndërtuar pa respektuar standardet mjedisore dhe ato për mbrojtjen e faunës. Kushtet për vendkalimin e peshqve nuk janë marrë në konsideratë dhe kriteret për rehabilitimin e mbeturave dhe rivitalizimin e zonës pas punimeve nuk janë bërë.
Grupi i ekspertëve inspektoi në terren të 71 HEC-et e ndërtuara tashmë dhe shqyrtoi anën ligjore për mbi 520 lejet e dhëna. Në përfundim të kërkimeve ata kanë formuluar rreth 30 rekomandime, të cilat ia ka vënë në dispozicion Ministrisë së Energjetikës për të përmirësuar sado pak situatën.
Ekspertët kërkojnë që të mos ndërtohet asnjë HEC tjetër në zonat e mbrojtura. Nga verifikimet në terren ata gjetën se, pothuajse të gjitha HEC-et kanë krijuar erozion dhe në të ardhmen pritet të sjellin kosto të mëdha financiare në buxhetin e shtetit për të menaxhuar pasojat negative në vijimësi.
Gjithashtu ekspertët vërtetuan se Ministria e Energjetikes gjatë dhënies së lejeve nuk ka marrë në konsideratë ligjet e tjera në fuqi për mbrojtën e mjedisit dhe zonave të mbrojtura. Gjithashtu ata verifikuan se Shqipëria ka shkelur edhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit që i ka nënshkruar më parë. Sipas tyre lejet për ndërtimin e HE-ve janë dhënë pa analizën kosto përfitim, por të shtyra nga logjika e plotësimit të kërkesës për energji dhe nevojës për të hapur fronte të reja për biznes. Monitor
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29