Flash News

KRYESORE

Këngëtari i njohur jep këshillën për prindërit: Bëhuni shok me fëmijët

Këngëtari i njohur Ervin Bushati, i cili së fundi është shkëputur disi nga muzika, ka folur për familjen dhe marrëdhënien e tij të ngushtë më fëmijët.

I ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, këngëtari është shprehur se fëmijët kanë nevojë për vëmendje maksimale dhe duhet të sillesh si shokë me ta.

“Kushtojuni vëmendje maksimale, bëhuni shokë me ta dhe lërini të jenë vetvetja”, ka thënë Ervini, duke dhënë një këshillë për të gjithë prindërit.

Ai gjithashtu tregoi se me bashkëshorten e tij, Evën, është njohur që në moshën 21-vjeçare dhe tani kanë dy djem, 13 dhe 9 vjeç.

 

Të fundit