Flash News

KRYESORE

Kërcënime nga shqiptarët dhe maqedonasit, Adelina përlotet teksa tregon vështirësitë e martesës

Kërcënime nga shqiptarët dhe maqedonasit, Adelina përlotet

Martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjozha Markov, që prej fillimit ka qenë në qendër të mediave. Shqiptarët nga ana e tyre dhe maqedonasit nga ana tjetër kanë qenë kundër kësaj martese, duke "sulmuar" çiftin me komente negative dhe raciste.

Në një intervistë për emisionin "Mama's trip" i drejtuar nga Big Mama, Adelina është përlotur teksa ka treguar se ajo dhe familja e fëmija i saj janë kërcënuar.

"Kam pasur kërcënime nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kërcënime për fëmijën tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mëkat të duash dikë," ka treguar mes lotësh Adelina.

Më pas Adelina ka treguar se tani ndihet mirë dhe fëmija i ka dhënë motiv të vazhdojë përpara:

“Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtër ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë”

Të fundit