Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Foto/ Kërcënoi me jetë në Facebook princin Harry, dënohet me 4 vjet burg 19-vjeçari
Postimi i 19-vjeçarit anglez në 'Facebook' me mbishkrimin “Shihemi, tradhtar i racës” dedikuar princit Harry, dhe akoma më keq me një fotografi ku paraqitet një pistoletë në tëmthin e princit, i kushtoi shtrenjtë Michal Szewchuk
Michal Szewchuk, për këtë gjest të shëmtuar u dënua me 4 vjet dhe tre muaj burg.
Szewchuk akuzonte për tradhti princin e kurorës britanike për martesën me një grua afroamerikane, që sipas tij rrezikonte gjakun “arian” anglez.
Por për çudi Michal dhe shoku i tij Oskar Dunn-Koczoroëski, edhe ai i dënuar me 13 muaj heqje lirie, edhe pse të lindur në Leeds, në fakt nuk janë anglezë por polakë.
Në Britani, sa vjen e më dendur brezat e dytë të emigrantëve të vendeve lindore iu bashkohen grupeve të ekstremit të djathtë racist, ndoshta duke menduar se mund të integrohen më shpejt në shoqëri.
Sipas Gjykatës, pamjet e shpërndara jo vetëm që janë të papranueshme, por “inkurajon terrorizmin”.