
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Alfred Lela
Gjatë gjithë njohjes time me shefin e PD, Lulzim Basha, i kam dhënë vetëm dy këshilla. Njërën prej tyre, e falënderoj që e ka marrë. Të dytën, siç tregoi Qarkorja anti-media e ditëve të fundit, as nuk e ka çuar nëpër mend.
Të parën herë që i kam kërkuar diçka ka qenë që të hiqte katër goma që gjendeshin pas derës kryesore të selisë së Partisë Demokratike, kur në zyrën e kryetarit, dhe të tjerat, ngjiteshe duke përdorur një hyrje në të djathtë të godinës, jo si sot në ballore. Më dukeshin një ububu ato goma të zeza e të trasha pas derës së PD. (You have to look the part, është një shprehje amerikane).
Pas pak ditësh gomat nuk ishin më aty. Nuk ishte ndonjë reagim kushedi çfarë, por çdo lëvizje ka peshën dhe simbolikën e vet.
Këshillën tjetër ia pata dhënë kohë më parë, në zyrën e kryetarit të Bashkisë, ndoshta në vitin 2012, në takimin tim fillestar me të, pas disa telefonatave dhe mesazheve të mëhershme. I kërkova një gjë, për mua themeltare atëherë dhe e tillë edhe sot pas 7 vjetësh. E djathta ka nevojë për median e saj, e cila duhet të jetë katërcipërisht ndryshe nga modeli që PD ka krijuar me shtypin e saj deri më tani. Me thuajse padurim i thashë se Gazeta 55, RD, apo ndonjë ‘markë’ tjetër konservatore nuk mund të përfaqësojnë një të djathtë të re, moderne që i përgjigjet një shndërrimi të shpejtë dhe drastik të peizazhit social, kulturor dhe politik në Shqipëri. Mediat e majta kanë një fizionomi elastike, ndryshe nga të së djathtës që janë më të mbyllura, më fanatike dhe më të ngathëta në inovacion. Mora atëherë një tundje të gjatë koke dhe thuajse asnjë fjalë si reagim. Mendoj, shtova, se establishmenti politik i djathtë, nën nismën e tij duhet të inkurajojë dhe inicojë një mecenat për mediat i cili mbështet financiarisht gazeta, tv dhe portale që janë të djathta, por jo të partisë. Vetë ideja që një parti e djathtë ka një gazetë të sajën, kur edhe komunistët italianë e kanë mbyllur l’Unita-n e tyre, është tregues i një konservatorizmi të pafrytshëm.
E pata shprehur këtë ide më vonë edhe në një shkrim te gazeta Mapo. Si përgjigje mora një editorial të RD, ku shahesha aspak për idetë e mia, por për flokët e rënë!!! Nuk mu desh më shumë për të kuptuar se Basha nuk do kryente asnjë operacion etiko-estetik, që do e bënte PD të krijonte idenë e ndryshimit dhe modernizimit, si dhe të fakti se ai ishte në timon.
Vitet shkuan dhe pavarësisht ulje-ngritjeve në marrëdhëniet e mia me Bashën dhe PD, që provokoheshin nga ‘daljet e mia prej rreshti’, që në atë parti njihen me emrin diversion, kam qenë një ndër zërat publikë më të qëndrueshëm në mbrojtje të Bashës. Për ata që nuk i kuptojë idetë, partneritetet, mbështetjet etj., pa mirëmëngjesinteresin e zakonshëm apo përfshirjet financiare, dua të bëj me dije ca të vërteta lehtësisht të verifikueshme: asnjë i afërt, apo i lidhur me mua nuk ka qenë, në asnjë kohë të pushtetit të Partisë Demokratike, në asnjë punë apo zyrë shteti. Pra, mbështetja ime që prej vitit 2010, nuk vinte as prej një borxhi apo mirënjohje me PD, as ndonjë ‘shisheje në radhë’ për të mjelë qumështin e lopës së pushtetit të nesërm. Ish-partnerja ime, ndoshta prej shkollimit të saj në Amerikë, ndoshta pikërisht prej mbështetjes sime për Bashën, u zgjodh një prej dhjetëra koordinatorëve gjatë ‘reformimit’ që Basha i bëri PD pasi u bë kryetar. Pak muaj më vonë ajo dha dorëheqjen për shkak se, një punë e re në një kompani të huaj e përjashtonte përfshirjen politike. Zonjusha zgjodhi punën në privat, si çdo ‘amerikan’ tjetër, dhe nuk mund të kishte bërë gjë më të zgjuar.
I thashë këto për të përkufizuar dallimin mes marrdhënies sime me PD dhe Bashën dhe marrdhënies që Basha dhe PD duan të imagjinojnë dhe të mbjellin në publik për mua, si përmes qarkores ashtu edhe përmes një editoriali në gazetën RD, ku etiketohesha si ‘i shitur për 30 aspra’ te Rama.
Duke qenë se marrdhëniet janë personale dhe publike, unë do mbaj për vete personalet dhe do deklaroj publiken, për të sqaruar ‘ftohjen’ me Bashën, bryma e së cilës është shfaqur në editorialet e Politiko.al: nuk e kam kuptuar dhe as e kuptoj inkursionin e Bashës drejt shtigjesh të pasigurta dhe alogjike në marrdhëniet me amerikanët. Absurdin e shndërrimit të tij nga benjamin i tyre në një ‘të kërcënuar’. Kush e ka lexuar ‘Faktori Churchill’ të kryeministrit atual britanik Boris Johnson, e kujton porosinë që Churchill-i i dha kabinetit, udhëheqësve konservatorë dhe bashkëpunëtorëve, kur dha dorëheqjen. “Çfarëdo të bëni mos u ndani kurrë nga amerikanët!”.
Vetëm mendjet e trasha shumë e kuptojnë se ‘ndarje’ e Bashës me partnerët e artë të Shqipërisë nuk është shpikje e propagandës së Ramës. Ajo është politikë e keqe dhe u kujton shqiptarëve ditët më të errta të Partisë Demokratike. Ricikilimi i këtyre ditëve nga lideri i ri demokrat më bën të dyshoj vizionin e tij politik. Kjo mungesë elegance nuk përligjet prej asnjë nevoje.
Sa i takon marrdhënieve personale, njerëzit e lirë rrojnë sipas parimit se luajalitetet nuk janë rrugë njëkalimëshe. Luajaliteti, që mund t’i mungojë Bashës, nuk ka pse të marrë luajalitet të verbër nga unë apo çdo partner apo njeri tjetër që e njeh veten të lirë. Kush prêt radhën e pasurimit nëpërmjet të qenit drejtor, deputet, ministër etj., mund të rrijë në pardhomën e fyerjes dhe servilizmit, si qingji i Abrahamit në hatrin e Zotit, por jo të gjithë. Asnjëherë të gjithë.
Kjo është këshilla ime e fundit për Lulzim Bashën. Njerëzit publikë bëjnë partneritet e tyre publike dhe për to marrin kostot, benefitet, gjykimet, paragjykimet dhe lavdinë ose turpin. Këto partneritete janë dykalimëshe. Ato nuk ruhen me anë të hileve dhe as hipokrizisë, por të të kuptuarit se njerëzit janë të lirë. Ata janë individë që bëhen bashkë në komunitete likuide. Siç duhet të jetë një prej tyre Partia Demokratike.
Tregtarët le të rrinë në tempull, por pa i përzënë të krishterët.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29