Flash News

KRYESORE

Këshilltarja e Vuçiç: Përplasja mes Amerikës dhe Evropës solli shkarkimin e Albin Kurtit

Këshilltarja e Vuçiç: Përplasja mes Amerikës dhe

Këshilltarja e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, Suzana Vasiljevic tha se qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti u rrëzua për shkak të përplasjeve mes Amerikës dhe Evropës.

Duke folur për TV Prva, këshilltarja tha se “është qartë se një luftë për politikën e jashtme midis Uashintonit dhe Brukselit, sipas saj dy politika të ndryshme të situatës në Kosovë, ka rezultuar me një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit”, shkruajnë mediat serbe.

Po ashtu, këshilltarja shtoi se një situatë e tillë është monitoruar gjatë gjithë kohës nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e tij, sa i përket zhvillimeve në Kosovë.

https://politiko.al/rrezohet-qeveria-e-albin-kurtit-82-vota-pro-mocionit-te-mosbesimit/

Të fundit