Flash News

KRYESORE

Këta janë dy sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore

Këta janë dy sportistët që do të

Skiatorët Suela Mëhilli dhe Erjon Tola janë dy sportistët e vetëm që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Sportistët janë pritur në Presidencë nga Ilir Meta, i cili i dorëzoi flamurin me të cilin do të parakalojë ekipi në ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike.

“Të dashur miq, kisha privilegjin t’i dorëzoja flamurin kombëtar, Ekipit Olimpik Shqiptar, që do të na përfaqësojë në Lojrat Olimpike Dimërore 2018, në Korenë e Jugut. Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart, në këtë aktivitet sportiv”, është shprehur Meta.

Kosova për herë të parë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, Thaçi i dorëzon flamurin skiatorit Albin Tahiri

Të fundit