Flash News

KRYESORE

Kim Kardashian i del situata jashtë kontrollit, fëmijët nisin ‘melodinë’ njëherazi

Kim Kardashian i del situata jashtë kontrollit, fëmijët nisin
Është një ndër femrat më me influencë në botë në fushën e modës dhe kozmetikës. Ajo arrin që të përkthejë në të ardhura financiare çdo produkt që hedh në treg pa e provuar fare, vetëm nëpërmjet shërbimit online. Kim Kardashian edhe pse kujdeset deri në detaje për imazhin e saj, ajo është dhe nënë dhe e bën me shumë përkushtim prindërimin. Ajo tani është bërë mama për herë të tretë dhe sigurisht që përgjegjësia është shtuar. Por ne asnjëherë nuk kemi parë të gjithë familjen në një foto. Kim Kardashian ka mbledhur të gjithë bashkë për të publikuar portretin familjar po si duket situata i ka dalë jashtë kontrollit kur të tre kanë nisur të qajnë njëherazi. North, Saint dhe Chicago janë tre fëmijët e Kim Kardashian dhe Kanye West. Kim tregon përmes mbishkrimit sa e vështirë ka qenë që kjo foto të dalë e bukur dhe që fëmijët të bindeshin mos të lëviznin. “Nuk mendoj se ju vërtet kuptoni sa e vështirë është të bësh një foto të bukur familjare. Kjo ishte ajo çfarë mundëm të realizonim përpara se të tre fëmijët të qanin. Mendoj se dhe unë qava”, shkruan Kim.

Të fundit