Flash News

KRYESORE

KLP dërgon listën në Kuvend, brenda 30 ditësh Shqipëria me kryeprokuror të ri

KLP dërgon listën në Kuvend, brenda 30 ditësh Shqipëria

Duke nisur nga sot, brenda 30 ditësh vendi do të ketë kryeprokurorin e ri me mandat 7-vjeçar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgon sot Kuvendit listën me 3 kandidatët e renditur në bazë të pikëzimit.

I pari rendit prokurori Olsian Çela, i cili përflitet edhe si më favoriti në këtë garë, duke u ndjekur nga Arta Marku, kryeprokurorja e përkohshme dhe më pas Fatjona Memçaj.

Lista i niset Kuvendit në kushtet kur asnjë prej kandidatëve nuk ankimon renditjen, ndonëse pak ditë më parë Arta Marku kërkoi prej Këshillit pikëzimin e detajuar.

Kështu, Kuvendi do të votojë një nga emrat e dërguar nga KLP për kryeprokurorin e ri me një shumicë prej 84 votash.

Në rast të dështimit brenda afatit 30 ditor të votimit në Kuvend, atëherë lista i dërgohet sërish KLP dhe kandidati i renditur i pari zgjidhet automatikisht kryeprokurori i ri.

Të fundit