Flash News

KRYESORE

KLP emëron prokuror burrin e deputetes së PS

KLP emëron prokuror burrin e deputetes së PS

Me pesë vota pro është emëruar prokuror, pranë Prokurorisë së Tiranës Bledar Valikaj, njëherësh bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Statusi i magjistratit ndaj Valikajt u vendos në mbledhjen e 25 marsit nga KLP, nisur edhe nga vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.

Kujtojmë se në 2015, Valikaj u refuzua të dekretohej në heshtje nga ish-presidenti Bujar Nishani nga oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror.

Valikaj e paditi më pas Bujar Nishanin, në 2016-ën, aso kohe President i Shqipërisë, sepse sipas tij kishte rrëzuar në heshtje propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin e tij si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Disa muaj më parë, Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, ka dhënë vendimin lidhur me padinë e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj, Bledar Valikaj, të ngritur ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë lidhur me rrëzimin e kandidaturës së paditësit për pozicionin prokuror.

Të fundit