Flash News

KRYESORE

Kombëtarja/ Bie pista e Besnik Hasit, kontaktohet ish-kapiteni i kuqezinjve

Kombëtarja/ Bie pista e Besnik Hasit, kontaktohet ish-kapiteni i kuqezinjve

Ndonëse nuk është marrë një vendim final lidhur me të ardhmen e trajnerit Kristian Panuçi, gjasat janë që ai të shkarkohet pas ndeshjes miqësore me Uellsin.

"Panorama Sport" shkruan se federata ka kontaktuar ish-kapitenin e kuqezinjve, Bledar Kolën, për të zëvendësuar teknikun italian.

Kola aktualisht punon në rolin e zëvendës/trajnerit tek AEK-u në Greqi, ndërsa ka drejtuar edhe disa ekipe në shtetin helen dhe në Qipro.

Sakaq, bie poshtë pista e Besnik Hasit, i cili duket se nuk preferohet më nga federata, pas refuzimit që ai i bëri ftesës për drejtimin e skuadrën në vitin 2012.

Të fundit