Flash News

KRYESORE

Komisioneri Evropian për Zgjerim kërkon që BE të shlyejë gabimin me Tiranën dhe Shkupin

Komisioneri Evropian për Zgjerim kërkon që BE të

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi se BE-ja duhet që ta shlyejë gabimin që bëri në tetor, duke mos i hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të jemi në gjendje t’i fillojmë negociatat për anëtarësim me të dyja shtetet në pranverë. Nuk duhet të lëmë boshllëqe në rajon që mund të shfrytëzohen nga shtete të tjera”, tha ai për mediet.

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u takuan me kryediplomatët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut para takimit të Këshillit të BE-së në Bruksel.

Për komisionarin “debati ka qenë inkurajues”. Në samitin e Brukselit tri shtete anëtare, Danimarka, Franca dhe Holanda kundërshtuan fillimin e bisedimeve për anëtarësim e dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Të fundit