Flash News

KRYESORE

Komisioneri Hahn: Fondet publike keqpërdoren në media; gazetarët përballen me sfida

Komisioneri Hahn: Fondet publike keqpërdoren në media; gazetarët

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka qenë i pranishëm në konferencën “Sfidat e medias në Ballkanin Perëndimor”, e organizuar në Tiranë, ku ka folur për sfidat me të cilat përballen gazetarët në rajon, përfshirë Shqipërinë.

Hahn i konsideroi shqetësuese rastet e dhunës dhe frikësimit të gazetarëve, si dhe keqpërdorimin e hedhjes së tyre në gjyq për shpifje. Zyrtari i Bashkimit Evropian theksoi se ka gjithashtu një keqpërdorim të fondeve publike sa i përket reklamimit në media, ndërsa ngriti shqetësimin për konkurrencën e pashpirt të gazetarisë profesionale nga ata që prodhojnë lajme të rreme.

“Komisioni po i ndjek nga afër sfidat me të cilat po përballen gazetarët. Rastet e dhunës dhe frikësimit të gazetarëve kanë qenë një shqetësim i madh. Ne dëshirojmë që këto çështje të ndiqen nga autoritetet. Kemi vënë re edhe keqpërdorimin e gjerë të rasteve që hidhen në gjyq për shpifje. Kjo ndikon në efektivitetin e medias. Tregjet kanë probleme sa i përket reklamimit, ndërkohë po keqpërdoren fondet publike. Vendet kandidate të mbajnë përgjegjësi për lirinë e medias. Liria e medias është një tregues i funksionimit të shtetit. Burimi kryesor i financimit të gazetarëve ka një rënie dramatike. Gazetaria profesionale po përballet me një konkurrencë të pashpirt nga ata që prodhojnë lajme të rreme”, tha Hahn.

Hahn bëri thirrje për gazetari cilësore, por foli edhe për anshmërinë politike që vihet re në mediat në Ballkanit Perëndimor.

Të fundit