Flash News

KRYESORE

Komiteti Teknik vendos: Maska e detyrueshme, në të kundërt gjoba

Komiteti Teknik vendos: Maska e detyrueshme, në të kundërt gjoba

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus.

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz dhe në ambientet e mbyllura, në të kundërt do të vendosen gjoba.

E ftuar në emisioni "Repolitix" në Report Tv, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

"Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve", tha anëtarja e Komitetit teknik.

Të fundit