Flash News

KRYESORE

Konstituohet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, zgjidhen dy relatorë

Konstituohet komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta,

Është konstituuar Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë mbledhjes së parë u caktua që sekretare e komisionit të jetë deputetja e PS, Klotilda Bushka, ndërsa u votuan dy relatorë nga mazhoranca dhe përfaqësues të opozitës parlamentare, Halit Valteri dhe Alket Hyseni.

Dy bashkë-relatorë do merren me hartimin rregullores dhe planin paraprak të hetimit.

Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit Hetimor  për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ditën e hënë.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Të fundit