Flash News

KRYESORE

Kosova e nis bukur, por Anglia i përgjigjet me 3 gola

Kanë qenë 45 minuta të mbushura plot me emocion ato mes Kosovës dhe Anglisë. Dardanët shënuan të parët, por u futën në dhomat e zhveshjes me 3 gola të pësuar.

Por pjesa e parë zbaviti tifozët në “St Mary’s” të Southampton-it. Valon Berisha shënoi një gol që tronditi anglezët, pas një gabimi të bërë nga Michael Keane, i cili gaboi në pasim. Aty Aliti dhe Berisha kombinojnë, me këtë të fundit që përballë gardianit Jordan Pickford, e fitoi duelin.

Vendasit gjetën forcën dhe reaguan. Në të 7′, Sterling mposhti Muric pas një gjuajtjeje me kokë.

Shënuan edhe të tretin anglezët. Pas një krosimi nga e djathta, ishte Vojvoda që gaboi dhe e çoi topin në portën e tij. Por më parë trajneri Shaland kërkoi të ndalej loja për një faull ndaj Alitit, tepër i indinjuar.

Të fundit