Flash News

KRYESORE

Kosova me surpriza, publikohet lista e Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka prezantuar listën për ndeshjet kundër Anglisë dhe Çekisë. Numri një i stolit shpreson që të arrijë ëndrrën e madhe dhe i nevojiten dy fitore për të kaluar të dytët në grup. Shpresat janë të mëdha duke parë dhe situatën dhe formën e djemve të Challandes.

NJOFTIMI I FFK – “Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”.

Të fundit