Kosova voton, zhvillimet e fundit nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova sot shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Procesi i votimit ka nisur në të gjithë vendin për Kuvendin e ri të Kosovës me 120 deputetë. Numërohen rreth 1,937,869 persona që kanë të drejtën për të zgjedhur mes 20 partive politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

Rreth 30 mijë vëzhgues do të ndjekin nga afër zgjedhjet, mes tyre qindra vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe të ambasadave perëndimore.

Kandidatët për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës janë Ramush Haradinaj, i cili kandidon nën koalicionin AAK-PSD, Albin Kurti për Lëvizjen Vetëvendosje, Kadri Veseli për Partinë Demokratike të Kosovës,Vjosa Osmani për LDK-në, Fatmir Limaj për Nisma AKR dhe Nenad Rashiq per koalicionin Sloboda.

Zgjedhjet erdhën pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale.

Zgjedhjet në Kosovë, përplasen komisionerët serbë në veri

Zëri i Amerikës: Çfarë pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

‘Zhvesh’ kostumin e ministrit, Cakaj voton në Kosovë: Jam si qytetar i thjeshtë, krenar me traditën demokratike të votimit

Qeveria e re e Kosovës, thirrjet e politikanëve pas votimit

Foto/ Zgjedhjet në Kosovë, voton edhe e moshuara 109-vjeçare

Kosovë, disa të arrestuar për fotografim të votës

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nxjerr shifrat: Sa votues kanë marrë pjesë deri në orën 15:00

Mbi 30 ekipe të ambasadës amerikane në terren për të vëzhguar zgjedhjet në Kosovë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Kosovë