Flash News

Kosova

BBC shkrim për Kosovën: Vuçiç foli me gjuhën e Putinit

BBC shkrim për Kosovën: Vuçiç foli me gjuhën e

BBC ka shkruar një artikull mbi trazirat në veri të Kosovës, ku thekson edhe pretendimet e serbëve, si dhe faktin që përbëjnë një pjesë thuajse të papërfillshme të popullsisë.

Më tej nënvizohen pretendimet e qeverisë së Kosovës se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë. Nga ana tjetër shkruan se Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë.

Këtu evidenton faktin se Serbia, ndryshe nga vendet e tjera europiane, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

“Një deputet nga partia e Vuçiçit tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë ‘denazifikimin e Ballkanit’, duke përdorur të njëjtën gjuhë që presidenti Putin përdori për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë’, shkruan BBC.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Putin mund ta përdorë Kosovën për të zgjeruar konfliktin aktual në Ukrainë dhe për të destabilizuar më tej Evropën.

Të fundit