Flash News

Kosova

Hakerët rus sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, e për pasojë sot nuk kanë qenë jashtë funksionit. 

Sipas njoftimit zyrtar nga qeveria, objektiv i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat janë rikthyer shumë shpejt në punë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se Rusia qëndron pas sulmeve. 

“Ky grup i hakerëve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci.

Në reagimin e hakerëve rusë përmendet fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin “X”, tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla

Të fundit