Flash News

Kosova

I akuzuar për krime lufte, Specialja vendos: Salih Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj në paraburgim

I akuzuar për krime lufte, Specialja vendos: Salih Mustafa do të
Në foto: Salih Mustafa,i arrestuari i parë i Prokurorisë Speciale

Salih Mustafa, i arrestuari i parë i Prokurorisë Speciale, do të vijoi paraburgimin në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj.

Lajmin e bëri me dije gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar mbrëmjen e kësaj të hëne.

Për rastin e Mustafës, thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim. Guillou tha se brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.

Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator nga Gjykata Speciale, duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte. Më 28 tetor, Mustafa kishte dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.

Të fundit