Flash News

Kosova

Vjosa Osmani flet pas takimit me Macron e kancelarin gjerman

Vjosa Osmani flet pas takimit me Macron e kancelarin gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, sot në Moldavi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.

Ajo tha se me ta ka diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa shtoi se bashkëpunimi me partnerët është kyç.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

Tre liderët europianë janë takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për të njëjtën temë.

Të fundit