Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen votat e para, kush kryeson

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen votat e para, kush kryeson

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 5.29% të votave, ku rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.18% të votave.

Sipas këtyre të dhënave paraprake, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 25.10%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndjek me 17.28%. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partnerët e saj të koalicionit kanë siguruar 8.86% të votave.

Numërimi i votave është ende në fazën fillestare dhe pritet që rezultatet të ndryshojnë ndërsa procesi vijon. KQZ ka bërë thirrje për durim dhe për një proces transparent deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Të fundit