Flash News

KRYESORE

Kosovë, disa të arrestuar për fotografim të votës

Kosovë, disa të arrestuar për fotografim të votës

Një incident është shënuar gjatë votimeve në Kosovë. Pesë persona janë arrestuar për fotografim të votës. Katër prej tyre janë nga rajoni i Prizrenit ndërsa një në rajonin e Mitrovicës së veriut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, në një prononcim për Telegrafin u shpreh:

“Në rajonin e Prizrenit kemi katër persona të arrestuar, tre në Prizren, një në Mamushë, nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë fotografimin e votës pas veprimit.

Të gjitha veprimet janë marr me Prokurorin e Shtetit dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar”, ka thënë Gashi.

Gashi theksoi më tej se kanë informacione që një tjetër person është ndaluar në Mitrovicë.

Të fundit