Flash News

KRYESORE

“Krenar që e kam mik”, para takimit me Erdogan, Rama firmosi mbylljen e tre shkollave “gyleniste” në Shqipëri

Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbyllë veprimtarinë e medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë, medresesë “Ali Korça” në Kavajë dhe “Memorial International School of Tirana (MIST).

Ishte fillimisht agjencia shtetërore e lajmeve turke e cila njoftoi e para për mbylljen e këtyre shkollave, të cilësuara si të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri, ndërsa nga Ministria e Arsimit janë paraqitur si veprime që janë kërkuar nga vetë institucionet arsimore në fjalë.

Pasi njofton se këto vendime do hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, agjencia thekson po ashtu se ato janë marrë mes datave 13 dhe 26 shtator, pra para se kryeministri te vizitonte Turqinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AA shkruan se përmes Fondacionit "Sema" organizata terroriste FETO në vitet e fundit kishte shtrirë ndikimin e saj në fushën e arsimit në vend, pasi duke i marrë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë (KMSH) apo edhe duke bashkëpunuar me këtë institucion, ka nën administrim disa medrese në vend, përfshirë edhe ato që janë mbyllur me vendim qeverie, ajo e Kavajës dhe Korçës.

"Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit "Sema", ky fondacion zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Musliman të Shqipërisë dhe drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme në Tiranë, medresesë “Liria” në Elbasan (e mesme), Medresssë “Hafiz Ali Korça” në Kavajë (djem-vajza, e mesme), medresesë “H. Mahmud Dashi” – Tiranë, (9-vjeçare dhe e mesme) dhe Medreseja e “Korçës” (e mesme)", shkruan agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Zyrtarë të lartë turq që kanë vizituar Shqipërinë në mënyrë të përsëritur kanë ngritur çështjen e ndëshkimit të “gylenistëve” që mund të strehohen në territorin shqiptar.

Të fundit