Flash News

KRYESORE

Kriza politike, dy ish-presidentët: Meta të ndërhyjë!

Kriza politike, dy ish-presidentët: Meta të ndërhyjë!

Dy ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu kanë reaguar për situatën politike në vend, ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e saj.

Mejdani e cilëson aktin e opozitës e cila dogji mandatet, “in extremis”. Sipas tij, palët duhet të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhjen.

“Teorikisht jam pro për t’u mbledhur kjo klasë politike dhe për ta diskutuar zgjidhjen e krizës. Mirëpo, praktikisht kjo varet nga klasa politike. Ndërsa, për djegien e mandateve nga opozita, mendoj se është vendim in-exremis.  Nuk duhet futur fitili në zjarr. Zgjidhja është në tavolinë. Palët duhet të ulen”, u shpreh Meidani për mediat.

Ndërsa Alfred Moisiu teksa tha se Meta duhet të ndërhyjë, ia la në dorë atij mënyrën se si do e bëjë.

“Mendoj se presidenti aktual Ilir Meta duhet të ndërhyjë. Kështu nuk mund të ecet përpara. Sesi e bën ndërhyrjen dhe tenton ta zgjidhë ngërçin politik, këtë e di presidenti Meta. Klasa politike duhet të ndërgjegjësohet”.

Të fundit