Flash News

KRYESORE

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë inspektohet nga izraelitët: Është e sigurt

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë inspektohet nga

Ekspertët nga Izraeli kryen inspektime në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku arritën në përfundimin se ndërtesa ka dëmtime, por ajo është e sigurt. Baba Mondi falënderoi si ekspertët, ashtu edhe shtetin izraelit për ndihmën e dhënë për popullin shqiptar.

“Bektashinjtë gjithmonë kanë qenë gjithmonë pranë njerëzve, dhimbjes njerëzore. Mirënjohje ndaj ndihmës të qeverisë izraelite. Ata kanë dhënë një ndihmë të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët. Zoti iu bekoftë për të mirat që bëni për njerëzimin. Ndihmuat shqiptarët në moment të vështirë. Ju falënderoj.”, ishte mesazhi i Baba Mondit.

Kurse eksperti nga Izraeli u shpreh se në emër të shtetit të Izraelit, ne japim ndihmë ndaj të gjitha shteteve që kanë nevojë.

“Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izraelitët, kur ne kishim nevojë. Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe holokausti. Ua kam borxh jetën njerëzve që ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.

Të fundit