Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Opozita është mbi interesat partiake, Shqipëria është e para

Kryemadhi: Opozita është mbi interesat partiake, Shqipëria

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi pas uljes në një tryezë të përbashkët të opozitës jashtëparlamentare dhe shumicës në lidhje me Reformën Zgjedhore. Ajo u shpreh se integrimi evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye.

“Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit.

Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.”, tha Kryemadhi për mediat.

Kryetarja e LSI-së shtoi se nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur Reformën Zgjedhore, i duhet qeverisë dhe shumicës që të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria është e para! E ardhmja evropiane e saj është e para!”, përfundoi Kryemadhi.

Të fundit