Flash News

KRYESORE

Kryeministri irlandez: Shqiptarët rekord kërkesash për azil, lënë pas Gjeorgjinë dhe Sirinë

Kryeministri irlandez: Shqiptarët rekord kërkesash për azil,

Shqiptarët renditen të parët si azilkërkues në Irlandë. Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha në një intervistë për ‘The Independent’ se numri i kërkesave nga shqiptarët është rritur ndjeshëm, duke lënë pas Gjeorgjinë dhe Sirinë.

Po ashtu, kryeministri thotë se emigrantët gjeorgjianë dhe shqiptarë po udhëtojnë për në Irlandë me dokumente false.

Sipas tij, një total prej 460 shtetasish shqiptarë kërkuan statusin e refugjatit në Republikë në vitin 2018, duke përfaqësuar 13% të të gjithë aplikuesve, duke lënë pas 450 aplikues nga Gjeorgjia (12%) dhe 330 nga Siria (9%).

Ai shtoi se "Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë legalisht me vizë ose leje pune, kështu që ne nuk mund të tolerojmë hyrjen e paligjshme".

Të fundit