Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Anëtarja e Komisionit të Vlerësimi të kandidatëve për depuet në PD Enriketa Papa në një intervistë për Politiko.al foli për ecurinë e procesit, kriteret mbi të cilat ishin bazuar dhe vështirësitë e përzgjedhjes. Papa tha se u përzgjodhën emrat që maksimalizojnë votën, si brenda elektoratit të djathtë, por dhe te zona gri.

■ Në orën 03.00 të datës 25 tetor, ndryshon ora. Nga sot, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas, duke u pozicionuar në orën 02.00. Ky orar do të na shoqëroj deri të dielën e fundit të marsit 2021, kur do të spostojmë sërish akrepat e orës. Pra, do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

■ Katër humbje jete nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1329 testime kanë rezultuar pozitivë 302 raste. Sakaq, 82 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin. Në dy spitalet covid po trajtohen 264 pacientë.

■ Debat i dytë dhe i fundit midis presidentit Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden u ndoq nga afërsisht 63 milionë shikues televizivë, sipas sondazhit të publikuar nga ”Nielsen”. Shifrat e ”Nielsen” nuk përfshijnë shikimet në platformat e tjera digjitale.

■ Dita e 10-të e grevës, naftëtarja për Politiko: Do marrim edhe fëmijët, pa marrë pagat dalim të vdekura; propozimi që kemi për kryeministrin Edi Rama: Negociata jo me ne, vetëm me një përfaqësi. 

■ A do krijojë parti të re për zgjedhjet e 25 prillit? Jozefina Topalli mohon zërat: Nuk është e vërtetë!

■ Akuzat për Landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës, PD: Dy zyrtarët e lartë që transferojnë me sekserë çdo vit 11 milion euro në parajsat fiskale 

■ Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia kanë treguar planin për menaxhimin e trafikut nga puna që do të kryhen për Unazën e Madhe dhe ish-sheshin ‘Shqiponja’. Sipas autoriteteve rrugore, qarkullimi i mjeteve do të bllokohet nga e hëna për katër muaj te ish-dogana dhe do lejohet vetëm një korsi për autoambulancat.

 

Të fundit