Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ “Asnjë emër që ka shërbyer më parë”, ish-ministrat e Berishës që Basha ‘u bën dalje në qeverinë hije’ 

 Si duket në 12 qarqet fleta zyrtare e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, Bindja Demokratike ndryshon logon

Kosova refuzon vaksinat ruse dhe kineze nga Shqipëria, Albin Kurti: Vetëm nga shtetet që na kanë njohur 

■ Koncesioni i Portit të Vlorës, PD kallëzon penalisht në SPAK ministren Balluku për shkelje në procedurën e prokurimit 

■ Ka përfunduar procesi i vaksinimit të bluzave të bardha dhe mësuesëve. Rama: Presim një sasi të konsiderueshme vaksinash. 

■ Celibashi thirrje partive: Jemi nën vëzhgim dhe do gjykohemi, zhvilloni fushatë të qetë. Ai tha se fletat e votimit do të vijnë në kohë dhe se do të shmanget konfuzioni.

■ Ecuri në 7 ditët e fundit, por Shqipëria mbetet ndër shtetet me numrin më të ulët të popullsisë së vaksinuar në raport me popullsinë. Të dhënat për Shqipërinë nuk janë përditësuar që nga 24 shkurti.

Të fundit