Flash News

KRYESORE

Kukësi rekord personal, "Air Albania" mbush mirë arkën e klubit

Kukësi rekord personal, "Air Albania" mbush mirë arkën

Kukësi ka fituar rreth 60 milionë lekë të vjetra nga shitja e rreth 7600 biletave në ndeshjen e sotme me Tiranën. Edhe pse humbën 2-1, verilindorët të paktën mbushën arkën e klubit.

Presidenti Safet Gjici nuk e ka arritur ndonjëherë këtë shifër. Madje, as në ndeshjet kur skuadra kuksiane ishte duke fituar titullin kampion para disa vitesh. Synimi i futbollit, në fund të fundit, ky është: të kthehen shumat e mëdha që investohen.

Në “Air Albania Stadium” klubet shqiptarë po i japin një tjetër nivel kampionatit tonë, ndërkohë që edhe tifozët nxiten për të ndjekur nga afër ndeshjet. Sfida e radhës në këtë impiant është ajo e Partizanit me Bylisin.

Të fundit