Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
'Kukulla' e Ismail Kadaresë-një hulumtim magjepsës i një dashurie të vështirë
John Burnside/ The Guardian
Me sy të parë, romani autobiografik i Ismail Kadaresë mund të lexohet si një kujtim elegant, pak melankolik, i futjes në rini, stërpikur me nostalgji për një vendlindje që, prej kohësh nuk është më. Kjo vendlindje është qyteti shqiptar i Gjirokastrës dhe, më saktësisht, shtëpia e stërgjyshërve të Kadaresë, një ndërtesë guri e ftohtë, por historike, që ndan dy gratë që duhet ta banojnë.
Nga njëra anë, gjyshja e Kadaresë, matrona e saj e zanafillës, nuk pranon të largohet prej aty, duke u përpjekur, kështu duket, të ndërkallet në vetë strukturën e ndërtesës. Në kontrast të rreptë, nëna e tij - Kukulla e titullit, e cila hyn në këtë grumbull të rrëgjuar si një nuse e re e pambrojtur - është e dërrmuar, nga barra e sundimit të saj të vrazhdë dhe nënçmues, duke mëtuar se "kjo shtëpi të përpin".
Bash këtu, në mes të një konflikti që është kryesisht i heshtur, por megjithatë thellësisht i ndjerë, adoleshenti i trazuar kthehet në një enfant litteraire, duke shkruar një "roman" pas tjetrit një serial i autorit të ri "arrogant' që shpall gjenialitetin e tij fillestar. Ai madje dekoron secilën prej tyre me një çmim, në monedhën e vjetër parakomuniste dhe i pajis me "reklama" për shkëlqimin dhe origjinalitetin e tyre.
'Kukulla' është plot me detaje imponuese të jetës në një Shqipëri në ndryshim, teksa popullata vjen e pajtohet me ngjyrimet e ndryshme të sundimit komunist nën Enver Hoxhën e mbështetur nga sovjetikët. Një nga episodet më sarkastike rrëfen për një rast vitin 1953, kur prezervativët mbërrijnë për herë të parë në farmaci: "Kishte udhëzime kontradiktore që i lejonin dhe ndalonin. Dyshohej se mund të ishin një provë për të identifikuar ndonjë dobësim të luftës së klasave pas vdekjes së Stalinit. Por më pas u kuptua se masa ishte marrë pas këmbënguljes së Sovjetikëve dhe ishte e lidhur me të drejtat e grave (Rosa Luxemburg, etj), dhe pas disa hezitimeve nga Komiteti i Partisë se, a duhet të këshilloheshin komunistët për të shmangur farmacinë dhe të linin ato copa prej gome në dorë të një borgjezie gjithnjë e më të privuar, gjithçka u qetësua”.
'Kukulla' është e pasur me episdode të tilla, së bashku me shumë shqetësime të njohura të Kadaresë - me rrënjët folklorike të jetës moderne, ose, me absurditetin e politikës shqiptare. Sidoqoftë, vëzhgimi i hollë, ironia e hidhur dhe frika ekuivokale në marrëdhënien qendrore të narratorit me nënën e vet, një grua fshehurazi e tmerruar nga zhgënjimi i padenjësisë, në momentin kur djali i saj arrin famën që dëshiron, janë ato që mbizotërojnë këtë hulumtim magjepsës të një dashurie të vështirë.
*Kukulla nga Ismail Kadare është përkthyer nga John Hodgson dhe botuar nga Harvill Secker. Për të porositur një kopje në anglisht shko te guardianbookshop.com.
**The Doll by Ismail Kadare, translated by John Hodgson, is published by Harvill Secker (RRP £12.99). To order a copy go to guardianbookshop.com. Free UK p&p over £15.
***Përkthimi: Politiko.al