Flash News

KRYESORE

Kush është hartuesi i raportit të “Freedom House” që goditi ashpër qeverinë dhe presidentin

Kush është hartuesi i raportit të “Freedom House”

Raporti i “Freedom House” i publikuar sot ka krijuar shumë zhurmë në Shqipëri, kjo edhe për faktin se aty paralajmërohej se vendi ynë mund të rrëshkasë në autoritarizëm. Jo vetëm kaq, raporti e konsideronte presidentin Ilir Meta si “simbol të korrupsionit” dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të lidhur me bandat kriminale.

Por kush është personi që ka bashkëpunuar me ‘Freedom House’ për raportin mbi Shqipërinë?

Që në hyrje të raportohet thuhet se ai është realizuar në bashkëpunim me studjuesin Blendi Kajsiu, i cili aktualisht punon si asistent-profesor për Shkencat Politike në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Universitetin e Antioquia, në Medelin të Kolumbisë.

‘Freedom House’ ka vendosur edhe një shënim në raport ku thuhet: “Renditja reflekton konsensusin e Freedom House, këshilltarëve akademikë dhe autorit të këtij raporti. Opinionet e shprehura në këtë raport janë të autorit.”

Përpara se të shpërngulej në Kolumbi, Kajsiu ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës dhe aktivist i shoqërisë civile.

Të fundit