Flash News

KRYESORE

"Kuvendi s'i ka votat legjitime", Rama i përgjigjet "opozitës presidenciale": Deputetët kanë dalë nga listat e PD, s'i solla as unë, as Taulant Balla

"Kuvendi s'i ka votat legjitime", Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama, në një prenoncim për mediat referuar ndryshimeve kushtetuese, ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij ndaj të ashtuquajturës "opozitë parlamentare dhe ajo presidenciale", kur shprehet se: "Kuvendi është sovran".

Për t'ju përgjigjur edhe njëherë Presidencës e cila theksoi dje se "Kuvendi nuk i ka votat legjitime për të bërë ndryshimet Kushtetuese, pasi 82 deputet janë legjitim", Rama thekson se opozita jashtëparlamentare zgjodhi vetë me vulnet të lirë të largohej nga parlamenti, dhe se "të ardhurit" janë deputetë të dalë nga listat e saj. Nuk i ka sjell as ai as Taulant Balla.

"Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe asaj presidenciale është i papranueshëm qoftë në aspektin etik, qoftë politik, qoftë edhe kombëtar. Pse? Sepse të gjithë e dimë që as opozita jashtëparlamentare dhe as ajo presidenciale nuk e njohin Kuvendin e Shqipërisë. Nuk e respektojnë Parlamentin. Por kjo nuk e ndryshon faktin se Kuvendi është sovran. Po ashtu, nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të anatemohet dhe të përbuzet nga institucioni i Presidentit të Republikës sepse etika institucionale është baza e shkruar në çdo paragraf të parë.

Me vullnetin e vetë të lirë opozita zgjodhi ta braktisë parlamentin. Ajo mund të zgjedh edhe të përbuz Kuvendin, por asgjë nuk e shlyen përgjegjësinë që ajo ka, pasi ata deputetë nuk i kemi sjellë ne por kanë dal nga listat e PD. Ata nuk i kam sjellë as unë, as Taulant Balla, por opozita jashtëparlamentare, dhe ne sna mbetet gje tjetër vecse ta respektojmë, çdo deputet në radhët e opozitës", tha Rama.

Të fundit