Flash News

KRYESORE

Ndryshimet kushtetuese, reagon Presidenca: Koha t’i jepet fund çdo marrëzie; Kuvendi s'i ka votat legjitime

Ndryshimet kushtetuese, reagon Presidenca: Koha t’i jepet fund çdo

“Është koha t’i jepet fund çdo marrëzie”, kështu është shprehur zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, referuar ndryshimeve kushtetuese në të cilat parashikohet hapja pjesërisht e listave dhe dhënia fund e koalicioneve parazgjedhore.

Përmes një deklarate në të cilën përcjellë qëndrimin e Presidentit Meta, Blushi tregon se vendime të tilla, sikurse janë ato të ndryshimeve kushtetuese, nuk mund të merren nga një parlament i cili ka vetëm 82 deputetë legjitim.

“Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i Metës.

Postimi i plotë i Blushit:

Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.

Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.

Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱

SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! 🇦🇱🇪🇺

Të fundit