Flash News

KRYESORE

Ky është i riu me dy mbiemra që u vra mbrëmë pranë lokalit në 'Astir', rezultonte me precedentë penalë

Ky është i riu me dy mbiemra që u vra mbrëmë pranë

Një i ri mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmë pranë një lokali në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë. 28-vjeçari nga Dibra u identifikua si Vilson Tafçiu, por gjithashtu njihej edhe me mbiemrin Ndokaj.

Ai po pinte kafe me dy vajza në momentin kur është thirrur nga një person që dyshohet se është autori i vrasjes së të riut në krah të lokalit.

Viktima në foto rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në 2018-ën është deportuar nga Franca pasi ishte dënuar me 1 vit burg për trafik droge.

Autoritetet shoqëruan në komisariat dëshmitarët okularë që ndodheshin në lokal.

Po ashtu, pas hetimeve policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i identifikuar me inicialet N.D.

Ai është shpallur në kërkim, ndërsa policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e tij. Mendohet se është një person që kishte njohje të mëparshme me viktimën.

Të fundit