Flash News

KRYESORE

Lajm i keq për Skënderbeun, Gjykata Federale Zvicerane lë në fuqi vendimin e CAS-it, korçarët: Do apelojmë sërish

Lajm i keq për Skënderbeun, Gjykata Federale Zvicerane lë në

Gjykata Federale Zviceriane ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila pezulloi Skënderbeun me 10 vjet nga Kupat e Europës dhe e gjobiti me 1 mln euro për manipulim ndeshjesh.

Mesa duket ankimimi nuk iu ka hyrë në punë bardhekuqëve, pasi me një shumicë 3 me 2 gjyqtarët kanë lënë në fuqi vendimin e CAS, duke lënë korçarët jashtë Europës edhe për shumë vite të tjera.

Megjithatë, pavarësisht lajmit “bombë”, KF Skënderbeu përmes njoftimit zyrtar në faqën e klubit bën me dije se do përpiqen të apelojnë vendimin në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.

Njoftimi i klubit:

Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.

Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it. Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor.

Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!

Të fundit