Flash News

KRYESORE

Largohet kreu i KLSH-së, drejtuesja e institucionit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

Largohet kreu i KLSH-së, drejtuesja e institucionit deri në zgjedhjen

Mandati i Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka përfunduar dhe tashmë kjo detyrë i është deleguar zëvendëskryetarit.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, Lindita Lati (Milo) do të jetë drejtuesja e KLSH-së deri në votimin e ri të emrit nga ana e Kuvendit.

“Kompetencat e deleguara do të ushtrohen nga zëvendëskryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm znj. Lindita Lati (Milo) nga data e botimit në fletoren zyrtare deri në paraqitjen në detyrë të Kryetarit të ri të KLSH-së.  Vendimi do përcillet në fletoren zyrtare,pasi Kryetari i KLSH-së të kontaktojë dhe të marrë mirëkuptimin e Presidentin të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës dhe Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Kryetari i KLSH-së i kërkon Kryetarit të Kuvendit që Konferenca e Kryetarëve të njihet me këtë vendim”, thuhet në vendimin e  publikuar në numrin e fundit të Fletores Zyrtare.

Të fundit