Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Lela për komentin e Ramës: Kriminelët nuk mund t’i quajmë disa ‘kafshë’ e disa ‘kajmak’
Në një editorial për Politiko.al, Marsel Lela e ka quajtur të pavend nga ana e kryeministrit Edi Rama, etiketimin që ky i fundit i ka bërë vrasësve të 26 vjeçarit dy ditë më parë në Tiranë.
Lela i referohet këtu një debati që Rama pati me një komentues në një postim në facebook. Kur komentuesi e pyet kryeministrin përse nuk ka folur për vrasjen e 26 vjeçarit në mes të Tiranës, ai i është përgjigjur se ‘Policia e Shtetit ka arrestuar 4 kafshë deri tani’.
Sipas Lelës, gjuha që përdor kryeministri për vrasësit e 26 vjeçarit nuk është e njëjtë me atë që ai përdor për funksionarët e qeverisë së tij, të akuzuar nga drejtësia.
Shkruan Lela:
Nëse ata të rinj që vranë një tjetër të ri, akt për të cilin ata duhet të ndëshkohen sipas ligjit, janë kafshë, atëhere çfarë janë Valdrin Pjetri, Vangjush Dako, Sajmir Tahiri, bajrat, babalet e bablokët? Për ta kryeministri ka përdorur terma më të qashtër e më të sofistikuar se për katër të rinjtë e pamend. Por nëse kryeministri do të quante ‘kafshë’ apo ‘monstër’ çdo kriminel te ketij vendi, do duhet të pranonte se po jetojmë në një shoqëri shtazësh e monstrash, e jo në ‘Shqipërinë që duam’.