
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Letra e Metës, lëvizja e fundit para 22 nëntorit?
Cilatdo qofshin emocionet politike rreth Metës, Presidenti është i vetmi pushtet institucional jashtë duarve të shumicës, në këtë mënyrë ai përfaqëson pakicën, ose thënë më drejt, të gjitha pakicat politike...

Alfred Lela
Presidenti Meta u ka dërguar një ftesë, pasditen e së shtunës së 16 nëntorit, krerëve të partive opozitare. Më saktë, një letër për shefin e Partisë Demokratike dhe nëpërmjet tij për të gjithë krerët e partive më të vogla të frontit opozitar, përfshirë këtu edhe të shoqen, drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi.
Ka rëndësi theksimi i datës 16, sepse është më pak se një javë nga 22 nëntori, datë të cilën Presidenti i Republikës e ka parashenjuar si nisje të një 'lëvizjeje në mbrojtje të Kushtetutës' (siç e ka emërtuar ai para dy muajsh në një intervistë për Ora Neës).
"Mundësisht para së mërkurës", thekson z. Meta në letër, ku e pasqyron gjendjen e vendit si dramatike. Presidenti ka qenë aktiv gjatë gjithë javës së fundit, duke u bërë ndoshta poli më i fortë dhe i zëshëm i opozitarizmit në Shqipëri, dhe kjo ka ardhur pas fërkimeve të reja me mazhorancën për emërime te gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Përplasja ka shkuar deri aty sa, një prej gjyqtareve të miratura nga shumica parlamentare, në akord edhe me laramanen 'opozitë e re', ka shpërfillur Presidencën duke u betuar në një zyrë noterie në kryeqytet.
Cilatdo qofshin emocionet politike rreth Metës, Presidenti është i vetmi pushtet institucional jashtë duarve të shumicës, në këtë mënyrë ai përfaqëson pakicën, ose thënë më drejt, të gjitha pakicat politike. Pakicave politike që të bëhen shumicë u duhet të mbledhin në një të gjitha pakicat shoqërore. Mes të dyjave ekziston (ende) një hendek që ka sjellë një përfytyrim të përçudnuar të realitetit, ku konsensusi duket se anon nga parabola 'mazhoranca po menaxhon skandalet më shumë se sa qeveris'. Megjithatë pamundësia e opozitës për të kapitalizuar shpjegohet, sa me pafuqinë e saj e sa me kapjen e çdo gjëje.
Këtu ndoshta vlen përmbysja e shprehjes së z. Rama 'kap çfarë të kapësh', duke shtuar se nuk ka asgjë për të kapur, sepse gjithë çka ka patur për të kapur është kapur prej pushtetit. Në këtë 'kapje të përgjithshme' Presidenti thërret takimin me krerët opozitarë, pak ditë para se të ketë thirrur vëmendjen e opinionit publik për një 'lëvizije në mbrojtje të Kushtetutës'. A do t'i bashkohet Ilir Meta opozitës apo do të kërkojë që opozita t'i bashkohet Presidentit? Dhe, si? është ndoshta pyetja që vlen. Cila do të jetë ajo formulë që duhet të përmbajë natyrshmëri, kreativitet dhe delikatesë; të tillë sa të mos prodhojë kundra vlerë duke ia bërë të lehtë kryeministrit Rama që ta parodizojë si 'vulgatën e së vjetrës'.
Nëse Presidenti ka në mend një tur kombëtar për Kushtetutën, i ngjashëm me atë të Bashës 'për Shqipërinë', kjo nuk është më shumë se përdorimi i një instrumenti politik si 'takimet me popullin' që politikanët shqiptarë e kanë përdorur sa herë kanë qenë në vështirësitë më të thella. Nano, Rama, dhe disa herë Basha, janë klientë të këtij cirku antik.
Alternativa e dytë, shpërndarje e Kuvendit, nuk mund të prodhojë më shumë se përplasja për gjyqtarët e Kushtetueses, betejë që përfundoi te noteri, si të ishte shitja e një makinë e përdorur. Noterët e vërtetë të Republikës, zinxhiri i gjykatave të larta, duke u përmbyllur me Kushtetuesen, nuk është i lidhur sa për të rrethuar të gjitha marrëzitë e klasës politike.
Dorëheqja do t'ia ekspozonte z. Meta të gjitha 'brinjët e dobësisë' pa prodhuar ndonjë efekt personal as politik shtesë. Magjepsja me dorëheqjen do zgjaste tri ditë dhe Meta do të futej në atë që Rama quan 'opozita e rrugës'.
Edhe pse nuk do të donte të bëhej pjesë e saj, Meta ka thirrur në zyrë pikërisht këtë opozitë. E cila do t'i shkojë në zyrë me grimasat e dramës që evokon Presidenti në letrën e tij dhe në portretin e Shqipërisë. I tillë është fati i tij si President: vetëm gjysma e spektrit politik e honeps. Ka qenë rrugë e gjatë për deputetin e ri të legjislaturës së Kuvendit të parë postkomunist, që u bë pjesë e Partisë së Punës, të saposhndërruar në Socialiste, duke qenë në kundrarrymë të qartë me zhvillimet, kontekstin dhe frymën e kohës.
Ndërkohë që ky nuk është fundi i rrugës për të, a është sërish Meta në kundërrymë apo është, edhe më shumë, në kundërkohë?
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29