Flash News

KRYESORE

Lëvizja e lirë në BE/ Danimarka nuk i beson më askujt, pika kontrolli me Suedinë

Lëvizja e lirë në BE/ Danimarka nuk i beson më askujt, pika

Danimarka është skeptike sa i përket çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Lajmin e dha vetë deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, pas një takimi në kryeqytetin Kopenhagë.

Vendi skandinav ka shtuar kontrollet dhe ka përforcuar kufijtë, pasi i trembet emigracionit të pakontrolluar.

Qeveria e qendrës së majtë në vend po merr masa të forta, pasi kriminaliteti në vend është shtuar. dhe kjo për shkak të pranisë së bandave në kryeqytet, të cilat futen nga Suedia, shkruan “Financial Times”.

Për këtë arsye, do të nisen kontrollet në kufi edhe me Suedinë. më shumë kontrollet do të përqendrohen ën urën e Oresundit, që lidh Kopenhagenin dhe Malmon, qytetin suedez.

Pika kontrolli ak edhe në kufirin me Gjermaninë, pasi danezët i tremben futjes së qindra emigrantëve, të cilët aktualisht gjenden në territorin gjerman.

Kryeministri danez Mette Frederiksen, u shpreh se kontrolle të reja do të nisin pas 13 sulmeve me bomba të ndodhura që nga shkurti në kryeqytet, e po ashtu edhe dy rasteve të përleshjeve me armë në periferi. Fajtorë për këtë janë bandat nga Suedia.

Kriminaliteti në Suedi është shtuar, sidomos pas vitit 2015, kur në shtetin skandinav u futën shumë emigrantë. Periferia e Malmos është problematike. Suedia është vendi që ka pritur më shuam emigrantë, krahasuar me numrin e popullsisë.

Të fundit