
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
“Lëvizjet tuaja për të shmangur shkarkimin?”, si u përgjigj Ilir Meta për Euronews World

Në një intervistë me studiot qendrore të grupit Euronews në Francë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këmbënguli edhe një herë se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet, përfshi gjykatën kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga gjykatësit kushtetues, ndaj ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.
Kur u pyet nga drejtuesi i “Good Morning Europe”, nëse bëhet fjalë për një përplasje politike midis presidentit dhe kryeministrit, i cili ka kërkuar ta shkarkojë për shkak se ka dalë përtej rolit të tij unifikues, Meta tha se nuk është aspak rasti dhe se e vetmja arsye që po i bën këto thirrje është për të mos lejuar që Shqipëria të rikthehet edhe një herë në regjimin njëpartiak të 30 viteve më parë.
Për sa i përket ndikimit që do të ketë kjo përplasje në vendimin e BE-së në lidhje me negociatat, Meta tha se ajo që ka për të bërë që negociatat të mbeten gjithnjë një ëndërr për shqiptarët është pikërisht sjellja e kësaj qeverie dhe përpjekjet e saj për të kapur të gjitha institucionet duke manipuluar opinionin publik, ndaj qytetarët duhet ta marrin situatën në dorë më 2 mars.
Intervista e plotë:
Euronews: Faleminderit që u bashkuat me ne në Goodmorning Europe. Mund të cilësoj që jeni presidenti i vendit, një rol që ka si synim të ruajë stabilitetin e të kërkojë bashkim kombëtar. Si e justifikoni thirrjen për rrëzimin e qeverisë?”
Ilir Meta: Ju falënderoj për vëmendjen ndaj vendit tim. Dhe për zhvillimet e fundit që janë thelbësore për të ardhmen Europiane të Shqipërisë. Duhet të them që sot po jetojmë në një regjim njëpartiak. Rrezikojmë të kthehemi 30 vite më parë, kur ishim Koreja e Veriut e Europës.
Po jua shpjegoj tani. Kjo është harta kushtetuese e Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet në Kushtetutën tonë, që duhet të garantojnë pavarësinë dhe barazinë e pushteteve. Ky është pushteti ekzekutivi. Ka një parti, atë në pushtet. Dhe një parti në zgjedhjet e paligjshme dhe antikushtetuese të kryera në të gjithë vendin.
Duhet të them që kjo parti, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosjet që vazhdojnë të flenë në Prokurori prej tri vitesh, kanë manipuluar vullnetin e popullit duke mashtruar me zgjedhjet. E gjithë Europa ka vite që kërkon të bëhen hetime, por s’ka ndodhur asgjë.
Këtu është parlamenti. Është parlament një-partiak, me 122 deputetë, nga 140 në total. Sepse të gjithë deputetët e opozitës, nga zgjedhjet e fundit, i lanë parlamentin për shkak të sjelljes autokratike të shumicës...
Euronews: E kuptojmë çfarë doni të thoni. Me gjithë respektin... Zoti President. E kuptojmë ku çfarë doni të thoni për përbërjen politike.
Ilir Meta: Të gjitha këto institucione i përkasin një partie, si dhe kanë nën kontroll edhe gjyqësorin, nëpërmjet ligjeve anti-kushtetuese që i japin policisë rolin e prokurorit dhe të gjykatësit.
Euronews: E kuptoj qëllimin tuaj për përbërjen politike të vendit. Por ajo që duam të themi, është që ju si president duhej të ishit asnjanës. Vjet kërkuat që të anuloheshin zgjedhjet. Ky është një rast klasik i daljes përtej kompetencave. Duhej të ishit përmbi partitë politike.
Ilir Meta: Sigurisht. Por si mund të jem përmbi partitë kur shteti në Shqipëri është kapur plotësisht nga shumica.
Kur kontrollojnë çdo gjë dhe siç është treguar muajt e ditët e fundit, duan të kapin edhe fuqitë kushtetuese të presidentit për të emëruar gjykatësit kushtetues, duke u bazuar në manipulimin, me falsifikim dokumentesh, nëpërmjet një mënyre shumë kriminale.
Euronews: Por kushtetuta u votua në vitin 2016, dhe u vu në zbatim në vitin 2018. A nuk po i bëni këto vetëm për të shmangur shkarkimin?
Ilir Meta: Jo, është thjesht presion politik. Ka qenë e qartë, edhe OSCE-ODIHR ka konfirmuar në raportet e tyre se se zgjedhjet njëpartiake nuk ishin të ligjshme.
Dhe siç thoshte, dekreti i presidentit për zgjedhje të reja vendore, gjithëpërfshirëse, në mënyrë të ligjshme, nuk ishte publikuar në fletoren zyrtare, për shkak të një urdhri të dhënë nga ministria e drejtësisë dhe qeverisë.
Nuk është një betejë midis presidentit dhe qeverisë. Është përpjekja e fundit, me ligjin e fundit, kundër kushtetutës, për të kontrolluar gjykatën kushtetuese, institucionin më të rëndësishëm që do të garantojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Ky është problemi. Prandaj i drejtohem popullit, sepse sovraniteti në republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.
Euronews: Nga jashtë duket si luftë personale midis jush dhe kryeministrit, Edi Rama.
Ilir Meta: Jo, nuk është luftë politike. Po luftoj për rendin ligjor në Shqipëri, për të mbrojtur demokracinë nga regjimi një-partiak që ka zaptuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese.
Euronews: A nuk meritojnë shqiptarët më shumë se përplasjet politike? Është vend shumë i varfër, në krahasim me standardet europiane. Vjet patët një tërmet. A nuk ka përparësi populli se të shohë këtë spektakël?
Ilir Meta: Sigurisht që situata është kritike, sepse Shqipëria i ka shkelur standardet europiane, ka shkelur çdo ditë kriteret e Kopenhagenit, dhe tani është beteja e fundit për demokracinë dhe për të rikthyer rendin kushtetues në vend.
Euronews: Si mendoni se duhet të zgjidhet kjo përplasje?
Ilir Meta: Unë i kam shteruar të gjitha mënyrat institucionale. U përpoqa t’i shmang përplasjet institucionale. Por kanë qenë të vendosur që të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese.
Kjo është diçka e prapranueshme. Kam muaj që i paralajmëroj se kjo është vija e kuqe për presidentin, sepse përgjegjësia e parë dhe e fundit e presidentit është të mbrojë Kushtetutën.
Vetëm Kushtetuta garanton bashkim kombëtar.
Euronews: Po në lidhje me thirrjen për protestë?
Ilir Meta: Dua që tani të dëgjohet zëri i qytetarëve, dhe ta shohë e gjithë bota se çfarë mendon populli shqiptar për këtë situatë. Jam i sigurt që do të japin një mesazh të qartë. Që nuk duan të kthehen në një regjim njëpartiak, siç kemi jetuar për 50 vite.
Euronews: Shqipëria do që t’i bashkohet BE-së, sigurisht. Duan që të fillojë procesi i pranimit. A nuk e bën kjo procesin të bëjë hapa pas?
Ilir Meta: Mik i dashur, ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese, në bazë të Kushtetutës dhe integritetit, është një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman dhe partnerëve europianë. Shqipëria ka shumë probleme me rendin ligjor, por nëse vazhdojmë me këtë drejtim, hapja e negociatave do të mbetet ëndërr për vite me radhë.
Euronews: Presidenti Ilir Meta, drejtpërsëdrejti nga Tirana. Faleminderit që u lidhët me ne në këtë program të Euroneës, “Good Morning Europe”
Ilir Meta: Ju falënderoj unë juve e shihemi më 2 mars.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29