Flash News

KRYESORE

Ligji anti-duhan, gjoba disa lokaleve në zonën e Bllokut në Tiranë

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njofton se gjatë inspektimeve në terren në orët e vona të natës, ka gjobitur me 11 masa administrative disa lokale në zonën e Bllokut në Tiranë, në kuadër të ligjit ‘Anti-duhan’.

News 24 raporton se vetë drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho ka urdhëruar kontrolle të shpeshta në lokalet e kësaj zone.

Përsëritësit dënohen më shumë. 2 masa 600 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur.

9 masa nga 300 000 lekë për ata që e shkelin ligjin për herë të parë.

#mbroshëndetin.

#inspektoratishtetërorshëndetësor”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, shpërndarë në Facebook.

Të fundit